Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person goditet nga rrufeja në Rahovec

Rrufe

Një person është goditur nga rrufeja të martën në Rahovec, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë për shkak të gjendjes së rënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 19: 00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person ishte goditur nga rrufeja. Viktima nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec, nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime”, ka thënë Elezaj.