Një person është lënduar të dielën në Rahovec, derisa po punonte, thuhet në njoftimin policor të hënën.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, e më pas në QKUK. Policia e ka intervistuar një person nën cilësinë e të dyshuarit, e me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.
Autoritetet e kanë iniciuar rastin si “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtjëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.