Një person ka mbetur i lënduar në vendin e punës të shtunën në Rahovec, si pasojë e rënies nga skelet.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.