Kronikë

Lëndohen dy persona në vendin e punës, njëri ra nga lartësia

Vdes kosovari në Graçanicë, dyshohet se ra nga një lartësi në vendin e punës

Dy persona janë lënduar në vendin e punës, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Policia e Kosovës njoftoi se një rast ka ndodhur në Rahovec, ku një person derisa ishte duke punuar, ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i Punës.

Ndërsa, në fshatin Korish të Prizrenit, një person derisa po punonte, ka rënë nga lartësia. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse me inspektorin e Punës.

Për të dyja rastet është iniciuar vepra penale “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.