Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq personi që u godit nga rrufeja para gjashtë ditësh në Rahovec

rrufe

Personi që u godit javën e kaluar nga rrufeja në Rahovec, ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, të hënën.

Viktima ka vdekur gjashtë ditë pasi është goditur nga shkarkimet elektrike.

“Nga QKUK-ja është pranuar informacion se viktima nga fshati Bellacerkë që ishte goditur nga rrufeja, më 10.07.2022 rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Viktima ishte dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në qershor të këtij viti, edhe një person tjetër ka vdekur në Rahovec si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Edhe Vdiq personi që u godit të shtunën nga rrufeja në Skenderaj Kronikë Vdiq personi që u godit të shtunën nga rrufeja në Skenderaj

Ai u godit derisa ishte duke punuar në fshatin Zatriq të kësaj komune.