Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve për fajde, ndërsa ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për masë të njëjtë edhe për Rrahim Hashimin.
Siç bëhet me dije në aktvendimin e Gjykatës Themelore, të cilin e ka siguruar Koha Ditore, Departamenti për krime të rënda i kësaj Gjykate, ka vendosur për caktimin masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaqi dhe Mentor Maqani.
Lexo edhe: Kërkohen 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për fajde
Në bazë të aktvendimit, Ismet Osmani, i njohur si Curri, bashkë me Bojkun, Thaqin dhe Maqanin, gjenden në ndalim “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të fajdes, të detyrimit dhe të mashtrimit”.
“Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurve Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaqi dhe Mentor Maqani, ju caktohet në kohëzgjatje prej një (1) muaji dhe atë duke filluar për secilin veq e veq prej datës 20.05.2019 gjer me dt.20.06.2019”, thuhet në dokument, ndërsa në të njëjtin bëhet me dije se “refuzohet si e pabazuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Rrahim Hashimi”.
-
Kërkohen 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për fajde
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
-
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve të dyshuar për korrupsion
-
Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
-
Thaçi mbetet në paraburgim, ndonëse mbrojtja insiston se pushuan rrethanat për këtë masë