Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohen 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për fajde

Foto: Koha

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Ismet Osmanit, i njohur me nofkën Curri dhe ndaj 4 të arrestuarve të tjerë, të dyshuar për fajde, detyrim dhe mashtrim.

Prokurori i rastit Armend Hamiti ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditë për të gjithë të ndaluarit, duke përfshirë Rrahim Hashimi, Ilir Bojku, Mentor Maqani dhe Adil Thaçi, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi nga Themelorja pritet të merret brenda ditës.

Videoja ekskluzive që shpërfaq të dyshuarit për fajde teksa numërojnë para

Dje Policia arrestoi pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.

Të arrestuar janë: Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi, ndërkaq, Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi ende janë në arrati.

Vlera e përgjithshme e përfituar nga të dyshuarit në mënyrë të paligjshme vlerësohet të jetë më shumë se 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se kapërcen gjashtë milionëshin.