Gjykata Themelore në Gjilan i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. B., i dyshuar për prostitucion.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit, duke gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarave për prostitucion në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve që mundësuan trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale me pagesë