Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit B.H., B.A., për veprën “trafikim me njerëz” ndërsa H.B. për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”
Sipas njoftimit, B.H. dhe B.A. dyshohet se në disa lokacione në Gjilan, për qëllim të shfrytëzimi seksual, kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., që e njëjta t’u ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
“Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Aktakuzë kundër katër personave për trafikim me njerëz
-
Kërkohet paraburgim ndaj burrit e gruas që dyshohen për trafikim të katër vajzave
-
Kërkohet një muaj paraburgim ndaj të pandehurit për trafikim me njerëz në Gjakovë
-
Gjashtë vjet burgim për dy të akuzuarit për trafikim në Gjilan