Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit V. A., i cili dyshohet për trafikim me njerëz.
Sipas njoftimit të gjykatës të mërkurën, i pandehuri dyshohet se ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual një grua me të meta psikike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën/viktimën, me të meta psikike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për prostitucion
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve që mundësuan trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale me pagesë
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Ndalohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ndihmonte në prostitucion