Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. U..
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13-vjeçare.
Me këto veprime, i pandehuri Sh. U. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan
-
Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje
-
Një muaj paraburgim për të miturin gjilanas, dyshohet për dhunimin e një të miture
-
I caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një të miture në Gjilan
-
Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog