Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.D. me nënshtetësi serbe, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit të një të miture.
Sipas Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësi në një fshat të Komunës së Kamenicës, “në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj”.
I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan
-
Një muaj paraburgim për të miturin gjilanas, dyshohet për dhunimin e një të miture
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares në Gjilan
-
Dyshohet se dhunoi të miturën muajin e kaluar, arrestohet