Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F. P.

Sipas njoftimit të dërguar nga Gjykata, ekziston dyshimi se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës e ka detyruar të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore duke e detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.