Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurave B.K dhe A.P, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale mundësim dhe detyrim në prostitucion.
Sipas njoftimit të gjykatës, e pandehura A.P dyshohet se ka kryer edhe veprën penale ‘Sulm’ ndaj personit zyrtar.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilën veç e veç”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunim në tentativë
-
Nga 1 muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual dhe fotografim të paautorizuar
-
Nga një muaj paraburgim gjashtë personave që dyshohen për trafikimin e 11-vjeçares
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për prostitucion
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë