Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga një muaj paraburgim gjashtë personave që dyshohen për trafikimin e 11-vjeçares

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjashtë personat që dyshohen për trafikimin e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë, kanë marrë nga një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I akuzuari D.RR për shkak të veprës penale “Dhunimi” dhe veprës penale “Trafikimi me njerëz”, të pandehurit G.S dhe B.S për shkak të veprës penale secili veç e veç “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, i pandehuri F.S për shkak të veprës penale “Dhunimi” dhe veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, i pandehuri M.S për shkak të veprës penale “Dhunimi”, si dhe i pandehuri M.R për shkak të veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç”, njoftoi gjykata.

Gjykata e ka arsyetuar masën ndaj të gjashtëve me rrezikun se mund të ikin apo të fshehin provat.

“Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale ku dyshohet se janë kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që i njëjtit do të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.