Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit ndaj të pandehurit A.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Sulmi.
Sipas njoftimit nga gjykata, i pandehuri ka sulmuar bashkëshorten e tij.
“I pandehuri A.Q., me datë 25 mars në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre të përbashkët, sistematikisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke qëndruar në shtëpi, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, në gjendje të dehjes totale me 1.30 promil-sasi alkooli në gjak, fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë ofenduese dhe në një moment, ngrihet në këmbë dhe fillon ta sulmoj fizikisht të njëjtën derisa ndërhynë për t’i ndarë vëllai i tij, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë personale”, ka njoftuar Gjykata.
Në të njëjtën kohë, ai ka përdorur forcë edhe ndaj vëllait të tij i cili po përpiqej ta largonte të dëmtuarën nga duart e tij.
Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pas parasysh karakterin dhe personalitetin e të pandehurit, i cili rezulton se është konsumues i alkoolit, shton dyshimin e bazuar që i njëjti mund të arratiset dhe të jetë i pa kapshëm.
-
Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi gruan e tij
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj
-
Për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes, gjykata e lë burrin në paraburgim për 30 ditë
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit