Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit E.E., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndimi i lehtë trupor.
Sipas njoftimit të gjykatës të premten, dyshohet se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur bashkëshorten e tij.
“Nga data 14 gusht e në vazhdimësi i pandehuri E.E., e kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarës ‘kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën, me mua nuk e keni lehtë dhe nuk ka me ju dal mirë’ me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj
-
Për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes, gjykata e lë burrin në paraburgim për 30 ditë
-
Një muaj paraburgim pasi kanosi ish-bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim dy personave që dhunuan një grua në Prizren