Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”.
Gjykata ka shpjeguar se ai kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij deri kur i kishte kërkuar që ajo të largohej nga shtëpia.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., më 8 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij Z.M., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, i pandehuri kishte kërkuar që e njëjta të largohet nga shtëpia”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
-
20 ditë paraburgim ndaj ferizajasit të dyshuar për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Kërkohet paraburgim ndaj një burri, e rrahu të dashurën në një market në Ferizaj
-
I kërkuar për dhunë në familje, arrestohet 31-vjeçari në Kaçanik
-
30 ditë paraburgim të pandehurit që rrahu bashkëshorten në Gjilan