Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të dyshuari për dhunë në familje.
Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari R.J. në një market në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Ai e ka goditur me grusht në fytyrë, e ka kapur për flokë dhe e ka tërhequr zvarrë duke e goditur sërish në kokë, kësaj here me shqelm.
“...i pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I dyshuari që nga 12 gushti gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.
-
Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Mosmarrëveshja në Zvicër përfundon me therje në Ferizaj
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten