Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, E.S. dhe T.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunimi”.
“Në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor.2022 në orë të pacaktuar, të pandehurit së bashku e detyrojnë viktimën – të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike e sjellin në situatë pa vetëdije me ç‘rast i pandehuri T. e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet të pandehurve që prej datës së arrestimit (23 qershor).
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunim në tentativë
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni
-
Gjakovë, një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim
-
Një muaj paraburgim të akuzuarit për dhunimin e një të miture
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Ferizaj