Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar të martën, masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.E., shtetas i Kosovës, i dyshuar për dhunim.
Sipas njoftimit të gjykatës, dyshohet se F.E., më 16 shtator të këtij viti, e ka marrë me kërcënim të dëmtuarën B.G., në veturën e tij dhe e ka dërguar në një lokal në Ferizaj, të cilën ka dehur e më pas e ka dërguar në një motel në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale.
“Ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G. dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim në një motel në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim të një vajze me aftësi të kufizuara mendore
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që dhunoi një 11-vjeçare në Ferizaj