Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet R.Sh., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të gjykatës të mërkurën, dyshohet se R.Sh., ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.Sh., më 19 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në vazhdimësi me dashje ushtron dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – H.Sh., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke përgatitur për të shkuar në punë, i pandehuri fillimisht me një ton të lartë i thotë ‘nuk ki me shku në punë’ dhe pastaj e ofendon me fjalë të rënda. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në njoftim.
-
20 ditë paraburgim ndaj ferizajasit të dyshuar për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim burrit që ushtroi dhunë ndaj resë
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj një burri, e rrahu të dashurën në një market në Ferizaj