Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit R.I., për veprën penale dhunë në familje.
Siç njoftoi Gjykata të mërkurën, i dyshuari nga Shtimja kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj resë së tij, N.K.
Në njoftim u tha se i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën për mënyrën e përgatitjes së ushqimit.
“Në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshjeje lidhur me përgatitjen e ushqimit, në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike duke e korrigjuar dhe ndaluar për veprimet brenda shtëpisë, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me inicialet R.I. është arrestuar të hënën.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj një burri, e rrahu të dashurën në një market në Ferizaj
-
20 ditë paraburgim ndaj ferizajasit të dyshuar për dhunë në familje
-
Për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes, gjykata e lë burrin në paraburgim për 30 ditë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 14-vjeçareje në Ferizaj