Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Mitrovicën e Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq në një njoftim të mëvonshëm, Policia në Skenderaj ka ofruar detaje të tjera për rastin. Siç ka bërë të ditur Policia, informata fillestare ka qenë për përfshirjen e disa personave në rast, ndërsa më pas është kuptuar për tre të plagosur. Njëri nga të plagosurit është nën përcjellje të policisë, si i dyshuar potencial.

“Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë. Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast”, thuhet në njoftim të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirje në rast.

Ndërkohë, janë kryer bastisje në dy lokacione dhe janë sekuestruar dy armë: një automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Edhe Vritet një 39-vjeçar në Skenderaj, plagosen tre të tjerë Kronikë Vritet një 39-vjeçar në Skenderaj, plagosen tre të tjerë

“Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi i Policisë.

Nuk dihen motivet e ngjarjes.