Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës. Rrethanat si dhe motivet ende janë të paqarta, por rasti është konfirmuar nga Prokuroria, derisa nuk është përmendur se ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
I vrari është burrë, ndërsa dy të plagosurat janë gra, njëra 31-vjeçare dhe tjetra rreth 73-vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se pacientet janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë, pasi kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Për shkak të gjendjes kritike, të dy pacientet janë intubuar dhe po mbahen në frymëmarrje të asistuar.
"Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur me 1953, tjetra 31-vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet janë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve shumë e rëndë", ka thënë ai.