Tre persona të vdekur është bilanci i ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur të dielën në Majac të Podujevës.
Sipas informatave zyrtare nga organet e rendit, dyshohet se një grua e moshës rreth 30-vjeçare fillimisht e ka qëlluar me armë një burrë rreth moshës 40-vjeçare i cili është gjetur i vdekur në veturë, e më pas e ka qëlluar edhe një grua tjetër 73-vjeçare e cila bashkë me të dyshuarën janë gjetur të plagosura por me shenja jete në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto janë dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Rreth orës 3 të mëngjesit, sipas SHSKUK-së ka vdekur 73-vjeçarja, ndërkaq më vonë edhe e dyshuara e rastit.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.
Sipas familjarëve me të cilët ka folur KOHA, pasi e dyshuara ka vrarë burrin rreth 40-vjeçar, ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare dhe e ka marrë peng atë. Gjithashtu, sipas familjareve në momentin kur e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës, aty ka qenë edhe bashkëshortja e djalit të 73-vjeçares me fëmijët e saj.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.