Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i maskuar me revole grabit një market në Gjilan

Policia e Kosovës po heton një rast grabitjeje në një market në Gjilan.

Sipas raportimit, një person i maskuar ka hyrë në market dhe duke kërcënuar me revole ka grabitur rreth 100 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në një market, aty ka hyrë një dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me një revole i ka grabitur rreth 100 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.