Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua raporton se është dhunuar prej tre vjetësh

ngacmim, dhunim, policia e kosoves, hetimet, u dhunua, vajza, gruaja

Foto: Ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2021 është dhunuar.

Policia e ka iniciuar rastin si vepër penale “dhunim dhe shtrëngim”.

Ndërsa, nuk ka të arrestuar.

“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime”, njoftoi PK-ja në raportin 24-orësh.