Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në Soqanicë të Leposaviqit.
Policia ka njoftuar të dielën se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me urdhër te prokurorit, trupin i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.