Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të Gjilanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas Policisë, rasti u njoftua nga familjarët e viktimës.
“Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 38-vjeçar në Gjilan
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Gjilan
-
Gjendet pa shenja jete në Livoç personi që u raportua i zhdukur një ditë më parë
-
Gjendet e vdekur një grua në Gjilan, Policia nis hetimet
-
53-vjeçari gjendet i vdekur në Gjilan, policia nis hetimet