Policia ka nisur hetimin e dy vdekjeve në Ranillug e Gjilan.
Sipas njoftimit, në Ranillug të martën është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në Gjilan, po ashtu të martën është gjetur nga familjarët pa shenja jete viktima mashkull. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Gjilan
-
Gjendet pa shenja jetë një grua në Ranillug, rasti po hetohet
-
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 38-vjeçar në Gjilan
-
Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve në Graçanicë e Istog
-
Një 50-vjeçar gjendet i vdekur në Bilinicë të Gjilanit