Dy raste të vdekjeve në Graçanicë dhe Istog po hetohen nga Policia.
Sipas raportit policor, rasti i parë është regjistruar të dielën rreth orës 08:30 në Istog, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkaq, rreth orës 13:30, një tjetër rast është raportuar në Graçanicë, ku një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Edhe në këtë rast, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë në të dyja rastet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.