Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 16 vjeçar nga Fieri dyshohet se ka varur veten

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Fier ku sipas njoftimit të policisë, një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vetëvarur.

“Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier”, njofton Policia e Shtetit e Shqipërisë, përcjell tch. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet më tej në njoftim.