Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 13 vjeçar në Sojevë të Ferizajt dyshohet se ka varur veten

Një 13 vjeçar në Sojevë të Ferizajt dyshohet se ka varur veten.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Një 13 vjeçar dyshohet se ka varur veten në Sojevë të Ferizajt. Familjarët e kanë gjetur trupin e tij në një objekt afër shtëpisë. Rastin e kanë raportuar në Polici dhe më pas mjekët kujdestarë e kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se me vendim të Prokurorit trupi i viktimës i është dorëzuar familjes për varrim.