Familja Ajvazi nga fshati Sojevë i Komunës së Ferizajt, gjatë së mërkurës, ka hapur dyert për ngushëllime, pasi që djali i tyre 13-vjeçar (A.A.) dyshohet se është vetëvarur me një litar nën pullazin e shtëpisë së vet, në orët e mbrëmjes të së martës.
Të mërkurën është shpallur ditë zie edhe në shkollën fillore “Ramadan Rexhepi” në fshatin Sojevë, aty ku ishte nxënës i ndjeri. Vdekja e papritur e 13-vjeçarit, përveç familjarëve, ka tronditur mësimdhënësit e shkollës dhe banorët e fshatit Sojevë, shkruan sot Koha Ditore.
Familjarët dhe mësimdhënësit kanë thënë se i ndjeri nuk kishte asnjë shenjë të depresionit dhe as ndonjë problem tjetër, madje ishte nxënës shumë i mirë dhe i sjellshëm.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Një 13 vjeçar në Sojevë të Ferizajt dyshohet se ka varur veten
-
Një fëmijë vdiq në sallën e edukatës fizike të një shkolle në Ferizaj, Policia nis hetimet
-
Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në një pyll në Ferizaj
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
-
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj