Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga Obiliqi e deri në veri, dy policë lëndohen gjatë tentimit për të ndaluar një veturë që ju ikte

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy policë kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes së një veture natën e 7 shkurtit, që nga zona e Obiliqit e deri në veri të Kosovës, në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës ka detajuar rastin duke treguar se drejtuesi fillimisht nuk u është ndalur sinjalizimeve të policëve në zonën e Obiliqit dhe ka rrezikuar një zyrtar policor. Pavarësisht tentimit të Policisë, shoferi ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se e ka ndjekur veturën e dyshimtë edhe me njësitet e Mitrovicës së Jugut.

Gjatë ikjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, sipas njoftimit të Policisë.

Njoftimi thekson se vetëm në Mitrovicë, kjo veturë ka goditur tri herë veturën policore që po e ndiqte.

Vetura u arrit të ndalej vetëm në fshatin Zupç, në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok. Aty është arrestuar shoferi dhe tre pasagjerët.

Edhe Digjet një veturë në veri, ​dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Kronikë Digjet një veturë në veri, ​dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

“Falë shkathtësisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë vepruar me qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shfrytëzuar një lokacion të përshtatshëm pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, shoferit iu caktua masa e ndalimit policor, ndërsa po hetohet për “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.