Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga djegia e kontejnerëve, digjet edhe një veturë në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, saktësisht në orën 05:50, është raportuar për një zjarr në rrugën “Elez Geci” në Prishtinë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura janë djegur kontejnerët e mbeturinave, ndërsa nga zjarri është dëmtuar një automjet me targa vendore”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Policia njofton se nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident zjarri.