Kronikë

Vetura Audi digjet në mes të rrugës në Prishtinë

Një veturë e tipit Audi është djegur e tëra gjatë paradites të së enjtes në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës. S’ka të lënduar.

KOHA ka siguruar fotot të veturës e cila është e dëmtuar tërësisht. Incidenti ka ndodhur në “Rrugën C” në kryeqytet.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.