Policia e Kosovës i ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, e dhunë ka thënë se ka pasur edhe më parë.
Viktima ka njoftuar se nuk ndihet e rrezikuar, e pas intervistimit me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore me dy fëmijët e saj. Prokurori është njoftuar për rastin, e rasti u iniciua si “dhunë në familje”.
“Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në Obiliq një grua ka raportuar se djali i saj i birësuar, që sipas saj s’ka qëndrueshmëri psikike, i ka shkaktuar dhunë. Me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri ai është dërguar në mbajtje.
E, në Fushë-Kosovë janë iniciuar dy raste të dhunës e janë arrestuar dy persona, pasi njëri dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij, e i dyshuari tjetër ka sulmuar fizikisht të fejuarën.
Edhe
Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh
Në rastin e parë të dyshuarit i është sekuestruar një armë gjueti që e posedonte me leje. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Shtime është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë Policia i ka iniciuar dy raste të dhunës në familje.
Një grua ka raportuar se vazhdimisht është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtës, e i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Edhe
Dhjetë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
E, në Mitrovicë të Jugut një grua është ankuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj saj.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin policor.