Një laborator droge është zbuluar në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të premten në mbrëmje.
Ai ka njoftuar se janë kapur mbi 30 kilogramë marihuanë, ndërsa janë arrestuar dy serbë me shtetësi të Kosovës.
“Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.
Ndërkaq Policia ka thënë se vlera e lëndës së konfiskuar është mbi 50 mijë euro.
Të arrestuarit janë S.R. dhe B.B.. Të dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Sot u shënua edhe nje sukses i Policisë së Kosovës. Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe nje laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj.
Posted by Xhelal Sveçla on Friday, February 25, 2022