Policia e Kosovës ka sekuestruar afër 26 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar tre persona.
Substanca narkotikë është gjetur pas realizimit të planit të koduar “kontoolli”, ku në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë identifikuar dy vetura të dyshuara për transportim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë veturat kishin targa serbe dhe pastaj njëra nga to është ndaluar për kontroll në Zveçan, ndërsa tjetra në Jarinjë.
“Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa vetura e ndaluar në Jarinjë dyshohet se ishte në rolin e përcjellësit për sigurim të rrugës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit tre personat e dyshuar të përfshirë në rast, nga të cilët njëri shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi, janë arrestuar.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme thuhet se do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për 53 kg marihuanë
-
Sekuestrohen mbi 50 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona
-
Sekuestrohen 9.4 kg marihuanë në Gjakovë
-
Arrestohet për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro