117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një shumë e parave të gatshme janë sekesutruar në Mitrovicë të Jugut.
Në një postim të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla është njoftuar se ajo është kapur e ndarë në paketime të vogla dhe të gatshme për shitje në tregun rrugor.
“Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
“Lufta kundër narkotikëve është mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tanë. Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.