Policia e Kosovës ia ka sekuestruar 10 kilogramë marihuanë një personi me nacionalitet serb në Mitrovicën e Veriut të premten, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Sveçlës, njësia anti-drogë sot ka kryer një bastisje nën dyshimin e narkotikeve në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ku ka gjetur sasinë prej 10 kg.
“Luftën e pakompromis do ta vazhdojmë në çdo kohë, kudo në territor të Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e sigurisë të cilat do të veprojnë në zbatim te ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla.
Artikuj të ngjashëm
-
Në veri të Mitrovicës zbulohet një laborator droge, dy serbë të arrestuar
-
Kapen mbi 11 kg marihuanë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet kosovari
-
Sekuestrohen 9.4 kg marihuanë në Gjakovë
-
Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje