Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë të Veriut në orët e para të së enjtes, pasi gjatë kontrollimit të veturës iu gjet sasi e ndryshme droge. Madje, gjatë verifikimit, njëri nga të dyshuarit kishte urdhërarrest aktiv për veprën penale “Narkotik/Laborator droge”.
N.M, M.T. dhe D.J., shtetas serbë, u arrestuan pasi në veturën e tyre u gjet kokainë rreth 10 gramë, marihuanë 98 gram, para ‘cash’ 83.540 dinarë të Serbisë dhe 205 euro, si dhe u konfiskuan katër telefona.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar për trafik droge, konfiskohet drogë në vlerë 40 mijë euro
-
Aksion policor antidrogë në veri të Mitrovicës
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv