Policia e Kosovës po realizon të dielën një operacion policor antidrogë në veri të Mitrovicës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikënë vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, po e zhvillon këtë aksion me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.
“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej nuk është bërë e ditur për rezultatet e këtij operacioni antidrogë, megjithatë thuhet se do të njoftojnë pas pranimit të informatave nga terreni.
-
Policia arreston tre persona në Mitrovicë të Veriut
-
Policia vazhdon aksionin anti-drogë në Mitrovicë
-
Policia bllokon rrugët të cilat dyshohet se po përdoren për kontrabandë
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Operacioni policor - dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash