Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Muriqan ka arrestuar një shtetas rus të kërkuar për vepra të ndryshme penale.
Rusi 59-vjeçar I.K. është arrestuar me kërkesë të Interpol Moskës.
Rusi ka një dënim prej 15 vjet burgim, ndërsa do të ekstradohet në Rusi.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi. Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë”, ka njoftuar nga Policia e Shqipërisë.
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht
-
Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus dhe refuzon kërkesën e Moskës për ekstradim
-
Arrestohet një francez në Rusi, dyshohet për spiunazh
-
Kapet në Morinë serbi që kërkohej ndërkombëtarisht