Polica e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.
Sipas tyre gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.
“Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftim
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, po kërkohej nga Hungaria e Serbia për trafikim me emigrantë
-
Arrestohet në Morinë kosovari që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Kapet në Morinë një person që po kërkohej ndërkombëtarisht