Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë ka arrestuar një të mitur i cili thuhet se dyshohet për veprat penale “vjedhje” dhe "hyrje në sistemet kompjuterike”.
“Arrestimi i të dyshuarit të moshës se mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 janar 2025, në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se i është caktuara masa e ndalimit policor për 24 orë.
Ndërkohë në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që gjithashtu ishin vjedhur.
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv
-
Arrestohen e lirohen tre të mitur që vodhën para në një shtëpi
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike