Policia e Kosovës ka arrestuar tre të mitur të dielën pasdite nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë, që është pronë e një klubi sportiv në Mitrovicë.
Vetura ishte ndaluar në fshatin Frashër të Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.
Dy prej tyre, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, e njërit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Rreth orës 10:30, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu është raportuar për një veturë të vjedhur, pronë e një klubi sportiv në Mitrovicë. Pas një pune intensive, në orët e pasdites, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalin veturën në fshatin Frashër të Mitrovicës. Tre persona të dyshuar të moshës së mitur, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit të dyshuarve dhe procedurave tjera, është iniciuar rasti penal ,,Vjedhje e rëndë" ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Katër të mitur nën hetim për 11 raste të vjedhjeve në Ferizaj