Një person në Fushë Kosovë ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.